Apeli i GJKKO: Jepet VENDIMI për Erion Veliajn!

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për disa individë të përfshirë në hetime, duke përfshirë masën e arrestit me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe arrest shtëpie për biznesmenin Elman Abule.

Gjithashtu, GJKKO ka konfirmuar masën e sekuestrimit të llogarive bankare të Ajola Xoxës dhe masën e detyrimit të paraqitjes për biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha.

Ndonëse Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet dhe kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për t’u larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat, Apeli vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg.

Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas hetimeve të SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Ajola Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro. Të gjitha këto biznese dhe OJF, tashmë të futura në regjistrin e veprave penale, përdoreshin sipas SPAK që përmes transaksioneve të ndryshme të futnin në sistemin bankar paratë e fituara. Ky qëllim sipas SPAK do të ishte i pamundur pa bashkëpunimin e Elman Abules dhe familjarëve të tij.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.