Skip to content

E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten dhe hidhet nga ballkoni i shtëpisë..

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur veriun e Greqisë, ku një 53-vjeçar shqiptar raportohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, po ashtu me origjinë shqiptare.

    44-vjeçarja tragjikisht ka humbur jetën, ndërsa autori pasi kreu krimin e rëndë, është hedhur nga ballkoni i banesës në zonën Sindos të Selanikut.

    Mediat greke thonë se burri është dërguar në spitalin Papanikolaou por ka humbur jetën gjatë rrugës.

    Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e sakta të tragjedisë.