Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Aksident tragjik në Itali, shqiptari humbet jetën pasi u përplas për vdekje nga kamioni (Emri+Foto)

Një aksident tragjik ndodhi të martën e 11 Marsit në Itali. Xhavit Halilaj, 65 vjeç, ndërroi jetë pasi u përplas nga një kamion.

Sipas dinamikës së ngjarjes, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 15:00. Halilaj, i cili punonte për një kompani në San Vendemiano, kishte ndaluar me kamionçinën e tij në korsinë e emergjencës së bashku me një makinë tjetër.

Dy shoferët kanë qenë jashtë makinave për të kontrolluar një problem që kishin, kur një kamion ka ardhur në drejtimin e tyre duke i goditur.

Fatkeqësisht nuk kishte asgjë çfarë mund të bëhej për shqiptarin i cili humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Tre persona të tjerë ndërkohë u plagosën, por siç shkruajnë mediat, nuk ndodhen në rrezik për jetën.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia.