Skip to content

Eliminohet nga “The Voice”, konkurenti hedh kitarën me forcë drejt trajnerëve

    Zhgënjimi tek të eliminuarit nga “The Voice” shpesh herë është mjaft i madh.

    Aq sa dikush mund të humbasë toruan dhe të bëjë veprime të pahijshme.

    Një skenë e shëmtuar ka ndodhur në versionin italian të “The Voice”. Një konkurent i quajtur Saverio Martucci nuk u përzgjodh nga juria.

    Ai shpërtheu në ofendime kur tha se “Këtu është një M**”.

    Por nuk mbaron me kaq. Konkurenti i eliminuar hodhi me forcë drejt anëtarëve të jurisë një kitarë.

    Gjithçka është e filmuar dhe videoja u përhap me shpejtësi në mediat online