Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin e 150 personave të tjerë.
Rastet e infektimeve po pësojnë një rritje në Teksas të SHBA edhe në disa shtete të tjera.
Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve në vitin 2024 u raportuan 16 510 raste të fruthit. 9 persona humbën jetën në Rumani dhe 1 vdekje u raportua në Irlandë.
Por çfarë është dhe si mund të mbroheni nga infektmi i fruthit?
Fruthi është një sëmundje që prek rrugët e frymëmarrjes që shkaktohet nga një prej viruseve më ngjitëse në botë. Virusi ndodhet në ajër dhe përhapet shumë shpejt kur një person i infektuar tështin apo kollitet. Ata që preken më shpejt janë fëmijët.
“1 person mund të infektojë në deri në 15 persona të tjerë”, tha Scott Weaver, “ka vetëm disa viruse që afrohen te ai”.
Fruthi fillimisht infekton rrugët e frymëmarrjes pastaj shpërndahet në të gjirhë trupin duke shkaktuar temperaturë të lartë, rrjedhje hundësh, kollë, skuqje, sy të lotuar.
Skuqja është simptoma e parë që shfaqet zakonisht 3 deri në 5 ditë pas infektimit, duke filluar si pika të kuqe në fytyrë dhe vazhdon të përhapet në të gjithë trupin, në këmbë, në duar, në krah.
Në momentin që skuqja shfaqet, trupi fillon të ndjejë ethe gjë që mund të çojë në rritjen e temperaturës së trupit deri në 40 gradë Celsius.
Nuk ka një trajtim specifik për fruthin, kështu që doktorët mundohen të lehtësojnë simptomat, të parandalojnë komplikacionet dhe mbi të gjitha të bëjnë pacientët të ndihen mirë. Persona të cilët janë infektuar një herë të vetme në jetën e tyre me fruthin mund të kenë ripërsëritje të infektimit.
A mund të jetë vdekjeprurës fruthi?
Zakonisht fruthi nuk shkakton vdekje, por mund të ndodh. Komplikimet përfshijnë infeksionet e veshit, diarrenë dhe një pjesë mund të përfundojë në spital. Gratë shtatzëna që nuk e kanë bërë vaksinën mund të pësojnë një lindje të parakohshme ose të kenë një fëmijë me peshë të ulët.
Rreth 1 në 20 fëmijë me fruth zhvillon pneumoni dhe rreth 1 në 1000 fëmijë vuan nga ënjtja e trurit të quajtur encefalit që mund të çojë në konvulsione, shurdhim ose paaftësi intelektuale.
Si mund ta parandaloni fruthin?
Mënyra më e mirë për të shmangur fruthin është marrja e vaksinës së fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR). Injeksioni i parë rekomandohet për fëmijët midis 12 dhe 15 muajsh dhe i dyti për fëmijët nga katër deri në gjashtë vjeç.
“Para se të zhvillohej një vaksinë në vitet 1960, të gjithë infektoheshin nga fruthi”, tha Weaver, duke e përshkruar këtë vaksinë si një “ndryshues i plotë i lojës”.