6.5 C
Tirana

E fundit/ Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Date:

Share:

Këtë të mërkurë u ratifikua në Senatin e parlamentit italian marrëveshja me Shqipërinë në fushën e sigurimeve shoqërore.

Siç bëri me dije ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i pranishëm gjatë seancës plenare, marrëveshja për pensionet u miratua me të gjitha votat pro të senatorëve.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 500 mijë bashkatdhetarë që jetojnë prej vitesh në Itali.

“Me të gjitha votat “PRO” Senati i Parlamentit Italian ratifikoi finalizimin e marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane në fushën e Sigurimeve Shoqërore/Pensionet. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë bashkatdhetarët tanë në Itali, por edhe familjarët e tyre kudondodhur, sepse me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes të gjithë ata (450.000-500.000 shqiptare) që kanë shumë vite që jetojnë, sakrifikojnë, punojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomik të Italisë, (nga ’90 e këtej) por edhe të atyre shtetasve italianë që kanë kontribuar e punojnë në Shqipëri, do të kenë më në fund mundësi të gëzojnë dhe përfitojnë sigurimet shoqërore/pensionet”, tha Balla.

Marrëveshja në fjalë hyn në fuqi pasi të firmoset nga Presidenti italian, Sergio Mattarella.

Kujtojmë se marrëveshja u firmos në Romë një 1 vit më parë. Rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Itali dhe 2 mijë italianë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë do të përfitojnë nga njohja dhe bashkimi i periudhave të kontributeve shoqërore, duke mos u humbur asnjë vit pune.

Marrëveshja synon të mbulojë pensionet e pleqërisë, atë të invaliditetit e të papunësisë, pa qenë nevoja të aplikohet në vendet e origjinës. Përpara se të hynte në fuqi kjo marrëveshje duhej të kalonte për ratifikim në Kuvendet respektive.

Përveç Italisë, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje në fushën e sigurimeve edhe me Hungarinë, Kanadanë, Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën Çeke.

Sakaq në proces marrëveshjet janë duke u negociuar edhe me Holandën, Francën, Greqinë dhe Rumaninë.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...

Rënie drastike/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dollari dhe euro

Ditën e sotme, më 6 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet me 93.5 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.