Skip to content

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

    Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu bashkua edhe moderatorja e “Shije Shtëpie”, Katerina Trungu.

    Një njoftim suprizë për dëgjuesit dhe ndjekësit e Klan Radio që tashmë do të kenë mundësi ta ndjekin Katerinën edhe në program radiofonik. Moderatorja zbulon se ky moment shënon rikthimin e saj në radio pas 12 vjetësh shkëputje.
    [expander_maker id=”3″ more=”Vazhdo lexo..” less=”Read less”]

    Rudina Magjistari: Ke vendosur ndërkohë të vish me një tjetër format.

    Katerina Trungu: Eh, ishte diçka shumë e bukur për mua. Një surprizë në fakt që ma dhuroi Klan Radio dhe iu bashkova me shumë kënaqësi.

    Rudina Magjistari: Ke pasur eksperienca të tjera në radio?

    Katerina Trungu: Aty e kam nisur, por është një shkëputje shumë e gjatë, 12 vite pa shkelur radion.

    Rudina Magjistari: Po rikthehesh pas 12 viteve në radio, por kaq shumë kohë sa paske kaluar pa radion, prandaj ishte surprizë shumë e bukur kjo që realizuam për publikun, edhe për mënyrën sesi e njoftuam sot.

    Katerina Trungu: Hera e parë, as unë nuk kam treguar gjë, fare, fare.

    Një tjetër anëtar i ri i bashkohet skuadrës, këngëtari dhe pianisti Rei Bezhani i cili gjithashtu vjen si moderator.
    [/expander_maker]