Skip to content

Debate të ashpra në Shtëpinë e Bardhë/ Pasi u largua me nxitim nga takimi, reagon Zelensky

    Në reagimin e tij të parë, pas takimit me Donald Trump, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi homologun e tij amerikan dhe amerikanët.

    “Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë”, ka shkruar Zelenskyy.

    Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës u akuzua nga Donald Trump dhe JD Vance për “mosrespektim” ndaj Amerikës gjatë takimit të tyre të tensionuar.