Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjykatë dosjen e falsifikatorëve të prodhimeve ushqimorë dhe inspektorë të Autoritetit Kombetar te Ushqimit.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër përfundoi hetimn dhe dërgoi në gjykatë çështjen në ngarkim të disa shtetasve të akuzuar për veprën penale të “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, si dhe po zhvillon hetime për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.
Prokurori Astrit Halilaj hetoi dhe ngarkoi me akuza të veprave penale shtetasit:
-Gëzim Bala, i datëlindjes 28.05.1958 në Shkodër dhe banues në lagjen “Ahmet Haxhia”;
-Elis Bala, i datëlindjes 19.05.1992 në Shkodër dhe banues në lagjen “Ahmet Haxhia”;
-Hydajete Elbasani, e datëlindjes 03.07.1958 në Shkodër dhe banuese në lagjen “Partizani”;
U shpall në kërkim më datë 28.03.2018, shtetasi Dritan Brahim Hoxha, i datëlindjes 14.10.1973 lindur dhe banues në Shkodër, inxhinier merceolog në subjektin “Kampion” shpk.
Prokurori Halilaj kerkoi të caktohet masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti me burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim:
1-Gëzim Bala;
2-Dritan Hoxha (në mungesë);
-IV- Të caktohet masa e sigurimit përsonal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim;
1-Elis Bala;
2-Hydajete Elbasani;
Për vepren penale të “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, nga neni 288/a/2 të K.Penal, ndaj shtetasve;
Masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues“Arresti me burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim:
1-Abdyl Bajraktari;
2-Adnand Gradeci;
Për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të KP http://www.albeu.com/foto-lajm/te-vjen-per-te-vjelle-dalin-pamjet-skandaloze-te-fabrikes-se-ushqimeve-ne-shkoder-foto-lajm/385692/