Tha se e quajti “Ndryrësirë” Del regjistrimi audio brenda gjykatës mes Erion Veliajt dhe prokurorit Ols Dado

3
0

Ky regjistrim audio i seancës gjyqësore të 12 Shkurtit kur u caktua masa e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj e ka përplasur këtë të fundit me SPAK dhe GJKKO. Gjatë replikave me prokurorin e SPAK Ols Dado, Veliaj thotë se ai e ka fyer duke e quajtur “ndyrësirë”.

Erion Veliaj:aty mund të ndërtojë vetëm ai që ka pronën ose…

Prokurori Ols Dado: E di se ku shkon ky…

Gjyqtari Erjon Bani: Ju lutem!

Veliaj: Po ju them si funksionon. Pra lejen nuk e merr organizata e arkitekturës vetëm se ka një ide.

(Dëgjohen disa zëra njëkohësisht)

Prokurori Ols Dado: Po s’ke turp që thua banesën e prokurorit këtu, tregon banesën e prokurorit, ça është ky është kërcënim? Është kërcënim është ky?