“Fëmija nuk flet ende” është një nga deklaratat që vitet e fundit prindërit e bëjnë shpesh për të vegjlit. Rezulton se nuk janë thjesht vëzhgime të rastësishme të tyre, pasi logopedi Erges Eskiu pohon në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se rastet e të folurit me vonesë te fëmijët janë shtuar.
Më parë njerëzit e lidhnin me gjenetikën sepse njëri prind mund të kishte folur më vonë, por kjo nuk mbështetet gjerësisht nga mjekësia. Gjithashtu, dikur mjedisi ka qenë më favorizues sepse familjet ishin më të mëdha dhe fëmijët kishin kontakt të vazhdueshëm me pjesëtarë të ndryshëm. Njëkohësisht, nuk kishte studime apo informacione të hollësishme e të mjaftueshme për prindërit.
Në ditët e sotme, ata janë më të kujdesshëm për shëndetin e fëmijës dhe i dallojnë herët problematikat. Por ajo çfarë ndodh është se në epokën e teknologjisë dhe ekspozimit të fëmijëve ndaj saj, ndërveprimi real me ta është vështirësuar.
Erges Eskiu: Sot, e para është kultura shëndetësore që prindërit janë të predispozuar për ta kapur herët.
Aldo: Po, mamatë e reja, shtatzënë sigurisht që i bëjnë të gjitha kontrollet, gjërat.
Erges Eskiu: Edhe zhvillimi i teknologjisë ose pas pandemisë ka ndodhur që duke qenë se qëndron para ekranit dhe krijon shokun virtual, shoku virtual është shumë egoist dhe nuk të lejon që të ndërveprosh ose të diskutosh.
Aldo: Ç’do të thotë? Pra ti thua që një 4, 6-muajsh që i vënë laptopin apo celularin përpara ai pëson një shok që nuk na e tregon?
Erges Eskiu: Ai fillon dëgjon muzikën dhe nuk e ka fytyrën e prindit përpara që të komunikojë me prindërit e tij por thjesht dëgjon muzikën ose disa fjalë në ajër. Nuk ka lidhje ose ndërveprim, bashkëbisedim mes shokut virtual dhe fëmijës, nuk zhvillohet qeshja sociale që mund të pengojë fëmijën.
Predispozita gjenetike ka 10% rëndësi në të folurin e fëmijës. Një pjesë tjetër ndikohet nga karakteristikat e tij dhe mjedisi përreth. Teknologjia i bashkëngjitet problemit duke krijuar “autizmin funksional”, vështirësi në raportet e reja apo ekzistuese dhe të folurin robotik. Logopedi thekson rëndësinë e komunikimit që prindërit duhet të ndërtojnë me fëmijën.
Erges Eskiu: Gjatë pandemisë, duke qenë të papërgatitur prindërit, gjetën zgjidhje para teknologjisë ose Youtube. Kjo mund të japë probleme të ndryshme në komunikim. E para është, te fëmijë të rritur, munden që të mbyllen dhe të krijojnë një lloj autizmi funksional. Që do të thotë, që këta fëmijë nëse qëndrojnë me orë të tëra para teknologjisë ose videolojërave, do të kenë vështirësi në ndërveprim social ose ndërtimin e marrëdhënieve të reja ose nëse i ndërtojnë këto marrëdhënie,nuk do të kenë fort mundësinë…
Aldo: Një mur vështirësie që ndërtohet ditë pas dite, orë pas ore, pa u kuptuar.
Erges Eskiu: Po, gjendja e tyre emocionale nuk i lejon që ata të ndërlidhen apo të krijojnë shoqëri të reja, t’i mbajnë ato shoqëri. Mund të kemi të folur robotik…
Aldo: Po, këto ninxhat, e di.
Erges Eskiu: Që është prapë një problem tjetër gjuhësor që vjen prapë nga ekspozimi i tepërt i teknologjisë ose duke e vendosur fëmijën aty. Është shumë e rëndësishme që prindërit, mami e babi të paktën gjysmë ore duhet të merren me fëmijën në ditë. Ta pyesin si ka kaluar, çfarë hallesh ka, çfarë gëzimesh mund të ketë përjetuar ose çfarë ka ndodhur me jetën e tij ose mund të tregojnë rreth vetes së tyre, si e kanë kaluar ditën dhe kështu fëmija ndihet që mami dhe babi është aty duke vendosur komunikimin dhe ai nesër, pasnesër nuk do t’u thotë kurrë prindërve ku ishe ti kur unë kisha një problem me shokun, ku ishe ti kur edukatorja ose mësuesja më foli, ti s’ke qenë asnjëherë për mua.