Qeveria e Shteteve të Bashkuara duket se do të vendosë rregulla të reja përsa i përket aplikuesve në lidhje me lotarinë.
Propozime të reja kane dalë nga Departamenti amerikan i Shtetit, të cilat janë pjesë e politikës së presidentit Donald Trump për “verifikim ekstrem”.
Në lidhje me çfarë janë rregullat e reja?
Aplikuesit duhet të listojnë të gjitha identitetet që kanë përdorur në mediat sociale në pesë vitet e fundit.
Propozimi i ka kaluar zyrës për Menaxhim dhe Buxhet në Shtetet e Bashkuara dhe ka 60 ditë kohë për t’i komentuar dhe miratuar propozimet.
Por jo vetëm kaq, aplikuesit duhet të tregojnë dhe numrat e telefonave që kanë përdorur pesë vitet e fundit, përfshirë adresat e e-maileve si dhe udhëtimet ndërkombëtare.
Propozimet e Trump janë pritur mirë nga një pjesë e madhe, pasi kjo forcon sigurinë e SHBA, por kanë qenë të shumtë zërat kritikë që i kanë quajtur absurde propozimet, pasi vetëm vonojnë procesin.