Në reagimin e tij të parë pas arrestimit, Erion Veliaj është shprehur se nuk është e lehtë të heshtësh “kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar”.
Veliaj gjithashtu thotë se nuk ka asnjë lidhje me akuzat, teksa thotë se janë “idiotësi të shkruara në paçavure”.
Po ashtu, kryebashkiaku i Tiranës që dyshohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thotë i vjen keq për kryetarin e PS-së, Edi Rama që nuk do ta ketë në krah gjatë fushatës.