Skip to content

Keni bërë plane për nesër? Vjen lajmi i mirë për motin

    Sipas parashikimeve të motit nga SHMU, ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash mesatare dhe lokalisht deri të dendura(kalimtare), të përqëndruara në relievet malore të vendit.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore -3 deri 9°C

    në zonat e ulëta 2 deri 17°C

    në zonat bregdetare 4 deri 16°C

    Faleminderit që na ndiqni!