Jam shqiptar, erdha këtu kur isha 5 vjeç! Aktori i famshëm në Greqi e thotë me të MADHE

226
0

Aktori i njohur shqiptar në Greqi, Nikos Gelias ka folur për “Mega” në lidhje me rolin e tij të ri, si dhe për jetën private.

Aktori që tani është pjesë e serilit të ri “Mavo Rodo”, “hapi” zemrën dhe foli për rolin e tij dhe për r aci zmin që ka përjetuar pasi është me origjinë nga Shqipëria.

Ai ka treguar se në moshën 5 vjeç së bashku me familjen kishin emigruar në Greqi, por që tregon se ka përjetuar racizëm dhe se për shkak të origjinës mësuesit nuk i jepnin as fjalën në klasë.

“Origjina ime është nga Shqipëria, kam ardhur në Greqi në moshën 5 vjeç, si emigrant ekonomik. Kemi ndërruar shpesh lagje kur kemi ardhur në Greqi, sepse duke qenë shqiptarë na kanë nxjerrë nga shtëpitë.