HomeNewsI prishën rehatinë...

I prishën rehatinë teksa po shijonte duhanin/ Shqiptari bëhet makthi i disa fëmijëve në park

Gjatë ditës së sotme një 39-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohet se ka kërcënuar me thikë një grup fëmijësh në Como para pak ditësh.

Meidat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një park të vogël në Albate, rajoni i Milanos.

Pas arrestimit të shqiptarit të dyshuar mësohet se u ngritën akuzat për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Makina e patrullës u dërgua në parkun publik në ‘Via Canturina’, ku u raportua se një person po kërcënonte një grup fëmijësh i armatosur me thikë.

Pas rrëfimit të fëmijëve të kërcënuar, oficerët kanë mbërritur menjëherë te 39-vjeçari shqiptar, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë rreth 20 cm e gjatë dhe një teh 8 cm.

Pas ndalimit ai dëshmoi se shkoi të fëmijët sepse duke pirë duhan e bezdisnin atë dhe djalin e tij të vogël, që po luante me top në park, informon media italiane.

Për rrjedhojë të ngjarjes shqiptari u mor nën hetim dhe u la të ndiqej penalisht në gjendje të lirë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Nuk pranuan lidhjen e vajzës së tyre me një vajzë, arrestohen 2 prindërit në Itali

Dy prindër italianë të cilët nuk kanë pranuar orientimin seksual të vajzës së tyre 19-vjeçare dhe e kanë mbyllur në shtëpi kanë përfunduar në pranga. Mediat vendase bëjnë të ditur se vajza e tyre ishte lidhur në mënyrë romantike me...

Aktorja e njohur tregon shenjat ‘delikate’ të kancerit në kokë që ajo i injoroi

Aktorja e “Grey’s Anatomy”, Kate Walsh foli së fundmi për udhëtimin e saj shëndetësor dhe shenjat që ajo injoroi që çuan në diagnozën e saj me kancer në tru . E njohur për rolin e saj si Dr. Addison Montgomery,...

A do të bjerë shi gjithë javën? Sinoptikani zbulon se cfarë pritet me motin 5 ditët në vijim..

Kjo javë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Parashikohet që duke nisur nga dita e martë do të kemi prezentë të reshjeve të shiut kryesisht në pjesën veriore dhe atë qendrore, ndërsa pjesa jugore do të mbetet nën...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.