“Parashqevi Simaku lë spitalin psikiatrik”/ Elton Ilirjani jep lajmin e mirë, ja cfarë do të ndodhë me këngëtaren..

1414
0

Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, do të lërë spitalin të mërkurën! Kështu ka njoftuar Elton Ilirjani përmes postimeve në “Instastory”.

Artistja do të strehohet në shtëpinë e saj të re, u shpreh Ilirjani.

“Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Ky ka qenë një muaj me shumë dhimbje, me shpresë, me frikë, por po ia dalim”, shprehet biznesmeni në postimet e tij.

Ilirjani kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë pasi të mbyllë kurimin në spitalin psikiatrik të Nju Jorkut.

“I bëj thirrje të gjitha grave shqiptare, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na ndihmojnë gjatë akomodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Do doja ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Nuk kam fjalë nga gjithë kjo eksperiencë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë lodhëse”, tha ai.

Elton Ilirjani vuri në dukje se të paktë janë artistët shqiptarë që kanë mbështetur dhe ndihmuar financiarisht Parashqevi Simakun. Madje sipas tij, kolegët e brezit të Parashqevisë, kanë ndihmuar më pak se të tjerët.