HomeNewsPo transportonte një...

Po transportonte një të sëmurë, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë në Filadelfia: Asnjë i mbijetuar

Një avion me dy motorë që transportonte një paciente fëmijë dhe nënën e saj u rrëzua në një lagje në verilindje të Filadelfias të premten në mbrëmje, duke shpërthyer në flakë.

Learjet 55 me gjashtë persona në bord u rrëzua pasi u nis nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias, tha Administrata Federale e Aviacionit për CNN. Në bord ishte pacientja e mitur dhe nëna e saj, që po ktheheshin në Meksikë pasi fëmija ishte trajtuar në Filadelfia, zëdhënësi i operatorit të fluturimit Jet Rescue Air Ambulance, tha Shai Gold. Në bord ishin katër anëtarë të ekuipazhit, një pilot, ndihmës piloti dhe dy mjek, të gjithë shtetas meksikanë.

Avioni kishte destinacion përfundimtar Aeroportin Kombëtar Springfield-Branson në Misuri, ndërsa ishte planifikuar të ndalonte për karburant në aeroportin e Springfield.

“Nuk mund të konfirmojmë asnjë të mbijetuar”, tha kompania ajrore.

Pak para se avioni të rrëzohet, dëgjohet teksa një kontrollor i trafikut ajror përpiqet ta kontaktojë.“Medevac med service, kulla verilindore. Shërbimi mjekësor Medevac, kulla verilindore. Jeni në frekuencë?”

Një minutë më vonë, kontrollori dëgjohet duke thënë: “Kemi një avion të humbur”.

Videot nga vendngjarja tregojnë mjetin ajror në flakë. Disa persona aty pranë u lënduan, rrugët u mbyllën, po ashtu u mbyll përkohësisht dhe Aeroporti Verilindor i Filadelfias.

“Shumë i trishtuar të shoh që avioni të rrëzohet në Filadelfia, Pensilvani”, tha Trump në një postim të Truth Social. “Më shumë shpirtra të pafajshëm humbën. Njerëzit tanë janë plotësisht të angazhuar”, shtoi ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Aktorja e njohur tregon shenjat ‘delikate’ të kancerit në kokë që ajo i injoroi

Aktorja e “Grey’s Anatomy”, Kate Walsh foli së fundmi për udhëtimin e saj shëndetësor dhe shenjat që ajo injoroi që çuan në diagnozën e saj me kancer në tru . E njohur për rolin e saj si Dr. Addison Montgomery,...

A do të bjerë shi gjithë javën? Sinoptikani zbulon se cfarë pritet me motin 5 ditët në vijim..

Kjo javë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Parashikohet që duke nisur nga dita e martë do të kemi prezentë të reshjeve të shiut kryesisht në pjesën veriore dhe atë qendrore, ndërsa pjesa jugore do të mbetet nën...

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.