Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar se si pritet të jenë kushtet e motit për 5 ditët në vijim në vendin tonë.
Porja tha se dita e premte do të sjellë një rritje temperaturash, me maksimumin që do të shkojë në 20 gradë celcius.
Ajo shtoi se prezenca e reshjeve do të jetë krejt e pakët në zona të izoluara të vendit, kryesisht në skajin veri-perëndimor.
Meteorologia tha gjithashtu se dita e hënë dhe e marta do të sjellin reshjet e shiut me intensitet mesatar në vend dhe ato të dëborës në lartësitë mbi 900 metra.
“Sot reshje të pakta në veri dhe veri-perëndim të territorit shqiptar. Ndërkohë pjesa tjetër dhe pjesa më e madhe e Shqipërisë do të mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare. Termometri ka shënuar rritje në mëngjes.
Një rritje me rreth 2 gradë pritet sot në mesditë. Rritet maksimumi në 19 gradë celcius. Por çfarë do të ndodhë në 5 ditët në vijim? E premtja sjell një rritje temperaturash me maksimumin që ngjitet në 20 gradë celcius.
Po ashtu në orët e mëngjesit ne kemi një rritje me 1 gradë në zonat malore. Do të kemi prezencë të reshjeve krejt të pakta, kryesisht në skajin veri-perëndimor të territorit shqiptar. E shtuna dhe e djela vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Vranësira më të dukshme do të ketë veriu dhe veri-lindja e vendit. Shumë të pakta vranësirat në pjesën tjetër të Shqipërisë. Është dita e martë që sjell një rritje të vlerave termike në mëngjes dhe në mesditë. Mesditën e të martës presim reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa reshjet e dëborës do të shfaqen në lartësitë mbi 900 metër”, tha meteorologia Porja.
Më poshte video e parashikimit të motit për 5 ditët në vijim nga sinoptikania Tanja Porja..