Mbushen spitalet, Shqipëria e pushtuar nga gripi, një formë agresive e virusit e përhapur në të gjithë vendin..

281
0

Epidemia e gripit po shkon drejt kulmit të saj. Forma agresive e tipit A është përhapur në të gjithë vendin, duke prekur të mëdhenj e të vegjël. Mbi 19 mijë persona në javë raportohen  më grip nga Instituti i Shëndetit publik, por shifrat e sëmundshmërisë në popullatë janë shumë më të larta.

Ekspertët e Shëndetit publik konfirmojnë se gripi I tipit A dhe nëntipet e tij A H1n1 dhe AH3N1po dominojnë në qarkullim ndaj infeksioneve të tjera, RSV dhe Covid.

Rritja e sëmundshmërisë në të gjitha grupmoshat ka shtuar fluksin e vizitave tek mjekët. por edhe rastet e rënda në spitale. Sanatoriumi, Spitali Infektiv dhe Pediatria janë të mbingarkuar për shkak të rritjes së urgjencave dhe shtrimeve.

Gripi i këtij viti është më agresiv se njw vit më parë. Karakteristikë është temperatura shumë e lartë dhe rezistente. Ndaj sipas ekspertëve çdo i prekur me grip, veçanërisht fëmijët, të qëndrojnë në shtëpi për të mos përhapur infeksion në kopshte, shkolla apo institucione të tjera. Mos merrni ilaçe pa rekomandimin e mjekut dhe as t`i drejtoheni urgjencave në spitale.

Mjeku i familjes apo pediatri duhet të jetë pika e parë e kontaktit për pacientin. Ekspertët e shëndetit publik presin që kulmi i epidemisë së gripit të shënohen javën e ardhme me mbi 20 mijë të prekur në javë ku nuk përjashtohen as rastet e rënda. /a2cnn/