Skip to content

E trishtë/ Gjendet i vdekur një burrë tek ish-Stacioni i Trenit në Tiranë

    Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë tek ish-Stacioni i Trenit në Tiranë, rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga kqyrja e trupit të tij, nuk janë gjetur shenja dhune te shtetasi i pajetë.

    Paraprakisht dyshohet që humbja e jetës të ketë ardhur për shkaqe natyrale, ndërkohë që Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

    Njoftimi i Policisë:

    Tiranë-informacion paraprak/ Më datë 20.01.2025, rreth orës 07:00, tek Ish-Stacioni i Trenit. është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi K.S, 48 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale. Punohet për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.