Ndryshon Moti, Meterologu zbulon cfarë pritet nga e Hëna deri të Premten..

1300
0

Moti do të jetë i qëndrueshëm duke filluar nga e hëna, por të martën dhe të mërkurën do të kemi ulje të temperaturave.

Meterologu Hakil Osmani thotë se të martën dhe të mërkurën, do të ketë reshje shiu.

Të enjten dhe të premten, do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.

“Dita e hënë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, por do të jemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Parashikohet që në orët e vona të mbrëmjes të kemi prezente reshjet e shiut.

Ditën e martë dhe të mërkurë, territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm. Do të kemi intervale të shpeshta me reshje shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës.

Duke filluar nga dita e enjte dhe dita e premte, kemi përmirësim të dukshëm të motit. Dita e martë dhe dita e mërkurë do të sjellë rënie të temperaturave të ajrit”, theksoi ai.