“E bëri për hakmarrje pasi ajo..”/ Ja ARSYEJA pse Naim Murseli organizoi vrasjen e Liridona Ademajt

503
0

Prokuroria e Përgjithshme e Prishtinës zbardhi detaje të reja ditën e sotme, në lidhje me hetimin mbi vrasjen tragjike të Liridona Ademajjt.

Edhe pse ka kaluar pak më shumë se një vit, mister mbetej arsyeja pse Naim Murseli, bashkëshorti i të ndjerës, thuri planin dhe pagoi Granit Plavën për ta ekzekutuar të renë. Në reagimi ne Prokurorisë, thuhet se ky plan i tmerrshëm kishte nisur të thurej nga Murseli rreth një vit para ngjarjes. Marrëdhëniet mes çiftit duket se ishin prishur dhe ata po shkonin drejt divorcit. Kjo shtoi dhe dëshirën e Naim Murselit për hakmarrje ndaj bashkëshortes së tij.

“Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakordësuar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’i paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte prezantuar Naimin. Vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e të ndjerës.”– thuhet në aktakuzë.

Ndër të tjera, në dëshminë e Naim Murselit zbulohet se çifti në vitin 2022 dhe 2023 kanë pasur dy tentativa për tu divorcuar, megjithatë ata nuk janë ndarë.

“Murseli ka thënë se më 2022 kur kishte lidhur Liridona atë kontratë, raportet i kishin të mira. Një rast kur deshi të bënte shkurorëzim e kishte pranuar, sipas tij, me qëllim që Liridona t’i bënte letrat motrës, por që kur kishin paraqitur dokumentet, motra e saj ishte shkurorëzuar. Më 18 tetor 2023, thuhet se pranoi edhe për një tentim shkurorëzimi në Suedi para rastit që e ka dëshmuar, me arsyetimin për t’iu mundësuar blerja e një shtëpie.”– thuhet më tej në aktakuzë.