E trishtë/ Aktorja e njohur gjendet pajetë në shtëpinë e saj të djegur në Los Angeles

1552
0

Aktorja në pension Dalyce Curry vdiq si pasojë e zjarreve të vazhdueshme në Los Angeles. Curry ishte 95 vjeç dhe eshtrat e saj u gjetën disa ditë pasi zjarri dogji pronën e saj në Altadena.

“Rreth një orë më parë mjekja ligjore konfirmoi se eshtrat e saj ishin gjetur vërtet në pronë. #RIPMOMMADEE 🕊️”, shkroi stërmbesa e Curry, Dalyce Kelley, në Facebook. Ajo ndikoi në jetën time në shumë mënyra. Kjo humbje është shkatërruese.”

Sipas raporteve, Kelley e la gjyshen e saj – e njohur me dashuri si “Mami D” – në shtëpinë e saj të martën në mbrëmje rreth mesnatës, duke mos e kuptuar shkatërrimin që po vinte.

Të nesërmen në mëngjes ajo nxitoi në zonë për të kontrolluar gjyshen e saj, por u ndalua në një barrikadë pasi u informua nga një oficer policie se shtëpia ishte djegur plotësisht.

Kelley shkoi në Qendrën Qytetare të Pasadenës, ku po dërgoheshin banorët e zhvendosur, por nuk mundi ta gjente.

Përveç The Blue Brothers, Dalyce Curry u shfaq edhe në filma të tillë si The 10 Commandments dhe Lady Sings the Blues.

“Ajo ishte shumë aktive,” tha mbesa e Curry, Loree Beamer-Wilkinson për ABC7. “Nuk do të mendonit se ishte 95 vjeçe.”

Deri tani, të paktën 24 njerëz u raportuan të vdekur në zonën e Los Anxhelosit mes zjarreve.