Merret vendimi: Ja sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike për familjet shqiptare në 2025

199
0

Dy muaj pasi u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, propozimi i qeverisë për të ulur çmimin e energjisë për abonentët familjarë është marrë në shqyrtim nga Enti Rregullator i Energjisë.

Bordi i ERE pranoi propozimin, ku çmimi ulet për 700 kw/orë 8.5 lekë, ndërsa 700 kw/orë e më tej 9.5 lekë. Pra do të paguhet 10 lekë më pak. Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.

Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë. Vendimi i miratuar nga ERE nis zbatimin nga data 1 shkurt.