Skip to content

E rëndë në Elbasan! Sanitarja gjendet e vdekur brenda shkollës 9-vjeçare, dyshohet se…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 62-vjeçare është gjetur e pajetë.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim, ku viktima është gjetur e vdekur pasditen e djeshme në ambientet e shkollës 9-vjeçare ku ajo punonte si sanitare. Paraprakisht, dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale, megjithatë do jetë autopsia që do përcaktojë shkaqet e vdekjes.

    Njoftimi i policisë:

    Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L. Z., 62 vjeçe, sanitare e shkollës, e cila dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.