Skip to content

Bëri parakalimin e gabuar, fuoristrada me tre të rinj kthehet përmbys në Berat

    Një aksident i frikshëm ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur “Ura e Salillarit”.

    Një automjet, tip Fuoristradë, ka kryer një parakalim të gabuar dhe pasi ka humbur kontrollin është përmbysur.

    Forcat e policisë dhe zjarrëfikësit kanë nxjerrë nga mjeti 3 të rinjtë që udhëtonin së bashku.

    Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

    Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, që po kryejnë edhe veprimet e nevojshme.