Momentet që përjetuan pasagjerët e avionit fatal të Azerbajxhanit, pak para se të rrëzohej në afërsi të qytetit Aktau të Kazakistanit, arriti t’i “kapte” njërin prej tyre në celularin e tij. Ai shfaet duke bërë shehadetin ose ndryshe dëshminë islame e cila në fënë islame këshillohet të thuhet përpara se njëriu të ndërrojë jetë.
Videoja tashmë është shpërndarë në rrjetet sociale dhe tregon dëme që kanë ndodhur, për arsye ende të panjohura, brenda kabinës dhe maskat e oksigjenit janë lëshuar.
The final moments of the Azerbaijan Airlines plane before its crash in Kazakhstan were captured by a passenger onboard.
— Clash Report (@clashreport) December 25, 2024
Aftermath also included in the footage. pic.twitter.com/nCRozjdoUY
Një video tjetër, që po qarkullon në rrjet, thuhet se është marrë nga një prej të mbijetuarve disa sekonda pas përplasjes dhe tregon pasagjerët që përpiqen të dalin nga avioni i shkatërruar.
Ndërkohë, shumica e pasagjerëve që arritën t’i mbijetonin përplasjes ishin në pjesën e fundi pranë bishtit të avionit, njoftoi agjencia e lajmeve “24kg” e Kirgistanit.