“Dimër i egër jo vetëm dhjetori”- Sinoptikania zbulon ‘surprizat’ e motit: Në janar dhe shkurt pritet..

860
0

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar sot sesi do të jenë kushtet atmosferike gjatë muajit dhjetor, por edhe në janar e shkurt.

Porja tha se ky dhjetor është klasik si dhjetorët e para shumë viteve, pasi ka pasur reshje të mjaftueshme shiu dhe temperatura të ulëta gjatë mbrëmjeve.

Ajo shtoi gjithashtu se parashikohet që ky dimër të jetë ‘i egër’, pasi sipas saj, muajt më të ftohtë pritet të jenë janari e shkurti, por ndoshta edhe marsi.

“Janë larguar reshjet nga territori. Reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë që kanë shkaktuar problematika gjatë ditës së djeshme. Ndërsa sot reshje të pakta janë prezente, kanë qenë gjatë natës. Termometri ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme. Maksimumi i temperaturave do të ngjitet deri në 13 gradë celcius.

Dy dhjetorët e kaluar kanë qenë shumë më të ngrohtë se dikur. Kanë patur edhe reshje në dhjetor. Sepse në këtë dekadë 5 vitet e parë kanë kaluar edhe me zero reshje, një gjë e rrallë. Ky dhjetor ka qenë shumë i pasur me reshje.

E kemi thënë edhe në parashikimin tonë mujor se ky dhjetor do të ketë tiparet e një dhjetori klasik, shumë afër motit të dhjetorit që ne mbajmë mend në fëmijërinë tonë. Mesditat kanë bërë ndryshimin, sepse temperaturat kanë qenë 3-4 gradë më të larta se ato mesatare. Dimrin e vërtetë e presim në janar, shkurt, pse jo edhe në mars. Pra është hyrja për në dimër ky dhjetor. Pritet një janar dhe një shkurt i egër”, tha Porja.