Vjen i ftohti ektrem, shi, deborë dhe përmbytje, paralajmërimi i sinoptikanes..

614
0

Ditën e sotme në Shqipëri priten reshje të dendura shiu, erë e fortë dhe dëborë me trashësi rreth 50 centimetra.

Ka qenë meteorologia Tanja Porja e cila ka treguar në A2 CNN sesi do të jetë situata atmosferike gjatë ditës së sotme në vend.

Porja tha se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat do të jenë edhe në formën e rebesheve, do të ketë përmbytje në zonat perëndimore të vendit.

Ajo tha se në mbrëmje pritet erë e fortë dhe rënie e ndjeshme e temperaturave.

“Dita e sotme do të jetë në kushtet e motit kritik. Reshje me intensitet të lartë të shiut dhe reshje të dendura dëbore. Pakësohen reshjet sot në mbrëmje, por ulen ndjeshëm temperaturat. Ka rrezik për përmbytje gjatë ditës së sotme, për shkak të reshjeve të shumta, kryesisht në zonat perëndimore të vendit, përfshi kryeqytetin.

Temperaturat do të luhaten nga -4 deri në jo më shumë se 12 gradë. Rebeshe intensive shiu do të kemi nga ora 11 deri në orën 4 ose 5 pasdite. Intensiteti i dëborës do të jetë i lartë në zonat malore, 40-50 centimetër. Do të kemi edhe një erë të fortë në mbrëmje dhe dallgëzimi do të jetë 5 ballë në det”, tha Porja.