Humbin jetën 2 persona brenda banesës në Tiranë, ja cfarë dyshohet.. (Emrat)

687
0

Dy persona kanë ndërruar jetë në Tiranë, pasi dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet me dije se viktimat janë Altin Maksuti 47-vjeç, që ka qenë edhe pronari i banesës ku ka ndodhur ngjarja, si dhe Vladimir Bengu 56-vjeçar.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.