Skip to content

Në ato maja rripa rripa..

    Ndahen dhe bashkohen…

    Kur PD e Salës,
    ra nga qeveria,
    shumë demokratë,
    vanë tek LSI-ja!

    Anijen qé mbytej,
    minjtë e braktisën,
    dhe tek Ilir Meta,
    mijëra u kolisën!

    Rrjedhja qe e madhe,
    aq sa u bë lumë,
    ndaj Parti e Metës,
    u rrit me aq shumë!

    Luli u bë bishë,
    kur mori partinë:
    “Strehë e maskarenjve!”
    tha për LSI-në!

    Dhe kur qe në çadër,
    Luli turfullonte,
    se me LSI-në,
    kurrë s’do bashkëpunonte!

    Dhe vjet në Qershor,
    kur keq digjte vera,
    i mori Lulashit,
    dyzet mijë të tjera!

    PD-ja tani,
    është përgjysmuar,
    dhe është LSI-ja,
    që e ka firuar!

    E mësoi ca vonë,
    Luli-karabush,
    se kur s’ke pushtet,
    nuk të do askush!

    Po Lulash i shkretë,
    veten e tij talli,
    prapë me LSI-në,
    tok i mblodhi halli!

    Ndahen dhe bashkohen,
    ata hera-herës,
    porsi dashuria,
    në kohë të kolerës!

    Gjithë kukuvajkat,
    natë e ditë vajtojnë,
    dhe Ramën-nga goja,
    kurrë s’e lëshojnë!

    Lulit i ka mbetur,
    gjysma nga partia,
    sot të njëjtin hall,
    ka dhe LSI-ja!

    Ku i ka anëtarët,
    tamam nuk e dimë,
    ama-këshilltarët,
    po e lënë partinë!

    Ikin pa pushim,
    nga A-ja tek Zh-ja,
    edhe krejt natyrshëm,
    kthehen tek PS-ja!

    Kthehen-sepse kanë,
    për të zgjidhur halle,
    edhe socialistja,
    është si Nënë e Madhe!

    Kthehen-more kthehen,
    jo se humbën besën,
    por dot s’e durojnë,
    sërish rimartesën!

    Nga gjithë këshillat,
    ikën-more-ikën,
    se s’durojnë dot,
    Titin dhe Monikën!

    Ikën dhe do ikin,
    prapë e përsëri,
    agresivitetin,
    s’e duron njeri!

    Duan bukë e punë,
    në këtë katund,
    jo përralla e përralla,
    dhe fjalë pa fund!

    Arben Duka