“Parashqevia do këndojë sërish”/ Lajm i mirë për këngëtaren shqiptare, biznesmeni e akomodon në një hotel në New York

1410
0

Pas videos që bëri xhiron e rrjetit ku shfaqej ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku si e pastrehë në SHBA, biznesmeni Elton Ilirjani, duket se ka arritur të kontaktojë këngëtaren.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale momente nga takimi më artisten fillimisht në një kafene, ku kanë biseduar.

Ne video dëgjohet teksa dëgjon këngët e saj dhe e pyet nëse do këndojë sërish dhe Parashqevia i përgjigjet: Absolutisht!

“Parashqevia do këndojë sërish”/ Elton Ilirjani gjen

Menjëherë pas takimit Elton Ilirjani ka publikuar një tjetër video bashkë me Elvirën, gruan e cila e gjeti në rrugët e New York-ut Parashqevinë, që tregon dhomën se ku do të qëndrojë tashmë Parashqevi Simaku.

“Kjo do jetë dhoma e divës sonë, Parashqevi Simaku në Manhatan”, thotë ai.

“Parashqevia do këndojë sërish”/ Elton Ilirjani gjen