Një këshilltar i afërt i Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë për publikun amerikan, pasi ai pretendon se pamjet e dronëve që po shfaqen në mbarë territorin kombëtar dhe po ushqejnë një ndjenjë histerie në rritje në të gjithë SHBA-në, janë të lidhura me një komplot drithërues të qeverisë.
Charlie Kirk, një aktivist politik konservator dhe i besuar i presidentit të zgjedhur, shkoi në platformën ‘X’ se Amerika ka ‘dështuar’ dhe shpjegoi se dronët e shfaqur kohëve të fundit janë pjesë e projektit “Blue Beam”.
“Dronet janë të projektit të Rrezeve Blu”, tha ai. Projekti “Blue Beam” është një teori konspirative që daton në vitet 1990 që pretendon se elitat globale, duke përfshirë organizatat qeveritare dhe ushtarake, po planifikojnë të përdorin teknologji të avancuar për të organizuar ngjarje qiellore në mënyrë që të manipulojnë popullsinë e botës.
Teoria kohët e fundit ka gjetur përsëri vëmendje në internet pasi komentues të tillë si Kirk pretendojnë se qeveria e SHBA mund të organizojë një pushtim të huaj si një pretekst për të imponuar sundimin autoritar.
Teoria e çuditshme është ndër të shumtat që janë përforcuar gjatë javës së fundit në vakumin e informacionit të mbetur pas dështimit të administratës Biden për t’i treguar publikut se nga vijnë dronët ose kush qëndron pas tyre.
Dronët “mbulojnë” Amerikën dhe ndezin histerinë,
Edhe Donald Trump bëri thirrje për veprim urgjent dje përmes një postimi në platformën Truth Social.
“Dronë misterioz po shihen në të gjithë vendin. A mund të ndodhë vërtet kjo pa dijeninë e qeverisë sonë? Unë nuk mendoj kështu! Sqarojeni publikun tani. Përndryshe, rrëzojini!”, shkroi Trump.
Pentagoni pretendon se nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë kombëtare, por nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë valën e dronëve në të gjithë vendin në javët e fundit.
Shumica e mjeteve fluturuese janë parë në Nju Xhersi , por dronë të mistershëm janë raportuar gjithashtu në të gjithë vendin nga Uashingtoni në Kaliforni.
Disa prej objekteve thuhet se janë të mëdha sa një makinë, ndërsa policia e Nju Xhersit raportoi se dronët ishin ‘ndryshe nga çdo gjë që kemi parë më parë’, duke mos lëshuar as nxehtësi dhe as zë, duke i bërë ata të pazbulueshëm nga radarët.