Gazetari në SHBA tregon për Parashqevi Simakun: Jeta e mori per ters dhimbshem menjehere pas divorcit, kaloi ne depresion dhe filloi të..

8953
0

Gazetari Adriatik Riza Dosti që jeton në SHBA ka ndarë një status në Facebook ku flet për këngëtaren Parashqevi Simaku. Historia e kësaj të fundit ka tronditur jo pak opinionin publik, pas një videoje të publikuar në një media amerikane ku  një grua që dyshohet për Simakun në Nju Jork merr ndihma si njeri në nevojë.

Dosti tregon se si gjatë viteve 1982-1991, ajo u bë një nga këngëtaret më të respektuara dhe më të dashura për shqiptarët, duke fituar shumë çmime në festivale si Kënga Magjike, Këngët e Stinës dhe Dekada e Majit, si dhe duke arritur kulmin e karrierës në Festivalin Kombëtar të RTSH-së.

Në fund të vitit 1991, Parashqevi vendosi të emigronte në SHBA për të vazhduar jetën e saj personale dhe artistike. Ajo u bë pjesë e grupit muzikor “Jehona e Ilirise” dhe mori pjesë në shumë evenimente artistike, duke u shfaqur për shqiptarët në diasporë. Në SHBA, Parashqevi u pëlqye shumë për zërin e saj të mrekullueshëm dhe repertorin e pasur, duke u duartrokitur gjithmonë për performancat e saj.

Megjithatë, jeta e saj mori një kthesë të vështirë pas divorcit nga bashkëshorti dhe përpjekjeve të pasuksesshme për të realizuar ëndrrat e saj në Hollivud. Pas divorcit, Parashqevi kaloi një periudhë të gjatë depresioni dhe vuajtjesh, duke përjetuar vështirësi të mëdha personale dhe artistike. Ajo përjetoi edhe disa probleme shëndetësore dhe u largua nga skena muzikore pas vitit 2006, në moshën 40 vjeçare, duke u tërhequr nga karriera që kishte ndërtuar me kaq shumë mund dhe pasion.

Pavarësisht sfidave të shumta që ka kaluar, Parashqevi ka ruajtur gjithmonë një reputacion të lartë për talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe karakterin e saj dinjitoz. Ajo mbetet një ikonë e muzikës shqiptare dhe një simbol i forcës dhe krenarisë për shumë njerëz që e kanë ndjekur dhe e duan për artin dhe personalitetin e saj.

Statusi i Adriatik Riza Dostit: 

Ja cfare di une per Parashqevi Simakun…

Personalisht e denoj ashper ”kerkesen a thirrjen per ndihme” si dhe ”dhembshurine” e Djallit – Fevziu ne adrese te njeres prej simboleve te kenges se lehte & popullore shqiptare …njeres nga ikonat e skenes shqiptare te viteve 80- 90 Parashqevi Simaku…

Sikurse vleresoj si shume pozitiv e njerezor reagimin publik te kryebashkiakut te Kavajes Fisnik Qosja…lidhur me ngjarjen ne fjale.

E lindur ne Kavaje ne 1 shtator 1966…fale nje talenti te jashtezakonshem si dhe paraqitjes se saj joshese u ngjit ne skenen shqiptare te muzikes qe ne moshen 16 vjecare teksa kendonte sa ne Kavaje po aq edhe ne Durres…

Nga 1982 – deri ne mes te vitit 1991 mbeti pothuajse nje nga kengetaret me te respektuara e me te dashura per shqiptaret duke fituar nje sere cmimesh sa tek Kenga Magjike, Kenget e Stines , Dekada e Majit , Folku shqiptar sidomos ai i Shqiperise se Mesme …duke mberritur kulmin me disa cmime prestigjoze ne Festivalin kombetar te RTSH.

Ne fund te 1991 Parashqevija vendos ta provoje fatin e ta vazhdoje jeten e saj personale por edhe artistike ne Amerike.

Njihet me nje nga drejtuesit e grupit muzikor Jehona e Ilirise [ shtetas i origjines prej Kosoves me banim te hershem ne USA ] por edhe qytetar shqiptaro-amerikan …emrin e te cilit nuk e shoh te aresyeshme ta bej publik.

Merr pjese ne sa e sa evenimente artistike mbare kombetare, koncerte ne grup e recitale por edhe ne gezime personale e familjare ne NY …ku gjithnje eshte pelqyer shume per zerin e saj te mrekullueshem e repertorin e pasur mix si dhe eshte duartrokitur e respektuar…sepse e meritonte vertet.

Me njerin nga drejtuesit e grupit ne fjale…u martua si dhe ka vetem nje djale i cili tani duhet te jete mes 20-30 vjec …

Kembengulja e saj por edhe qellimi final i saj …pasi tashme ishte sistemuar ne Amerike…ishte ta linte grupin muzikor ku punonte e ti bashkohej Hollivudit pra te provonte per me tej e per me lart e te mos mbetej thjesht vetem nje kengetare e nje grupi muzikor……pikerisht kjo gje coi ne kontradikta e sherre burre e grua mes Parashqevise e bashkeshortit te saj…derisa coi ne divorc.

Te drejten e kujdesjes per djalin e vetem te ciftit gjykata ne N.Y vendosi t’ja njohe Babait te femijes…pasi kuptohet qe ai kishte me shume njohje, emer e para …si dhe shfrytezoi edhe depresionin qe Simaku po kalonte normalisht per c’ka i ndodhi…duke ja shkaterruar jeten kesisoj…

Tenton te shperngulet nga NY per ne Los Anxhelos ku edhe jeton pak kohe …por pa sukses ne ate c’ka donte te arrinte …e tashme e shkaterruar personalisht, familjarisht, artistikisht dhe ekonomikisht vendos te rikthehet ne NY ku jetonte edhe i biri.

Kater jane njerezit qe kane ndikuar me shume per keq se sa per mire ne jeten plot tallaze te brilantes se muzikes shqiptare ….aq sa videoja e sotme e Blendi Fevziut [ per mua fyese e poshteruese dhe kurresesi dashamirese] …tronditi me te drejte mbare opinionin publik shqiptar …

Ata jane…Luan Pobrati shefi i sigurimit te shtetit qe mbulonte Artin e Kulturen e qe para 90 perflitej si i dashuri i saj…Nexhmije Hoxha gruaja e Diktatorit shqiptar e cila dha urdher te prere…ma zhdukni nga skena kete lloj fytyre se nuk e duroj dot…ish bashkeshorti i saj i cili e mbajti peng dhe e shfrytezoi sa mundi artistikisht duke e mbajtur thjesht si pjestare e kengetare te grupit muzikor qe ai drejtonte dhe se la kurre te bente as nje hap me tej…dhe Fevziu qe me ”videon e tij njerezore” por realisht djallezore e poshteroi ne kete fare feje …

Parashqevija sot 58 vjecare dhe me nje repertor shume te pasur te kenges se lehte e popullore shqiptare si dhe me nje kariere brilante personale nder vite …eshte e vertete se momentalisht…ne fakt prej disa vitesh po kalon plot veshtiresi ne jeten e vet …por jam mese i sigurte se karakteri, dinjiteti e personaliteti i saj e perbuz neveritshem ” humanizmin dhe meshiren ” e peshtire te Fevziut me shoke e shoqe…

Simaku u terhoq nga skena per aresye personale, familjare e shendetesore ne vitin 2006 … ne moshen 40 vjecare…pra pas plot 24 vitesh ne skene…dhe fatkeqesisht ne kulmin e moshes njerezore e profesionale te nje Artisti .

…E luta disa here qe te vinte ne grupin tim e ne orkestren time …aty ku une isha punesuar …ne nje lokal serioz e ku paguanin mire …me tregonte disa vite me pare Kompozitori i famshem shqiptar Agim Krajka.

Me pas do ta ndihmoja qe te realizonte edhe enderren e saj …Hollyvudin…me aq sa mundesha…pasi me ishte ankuar goxha per menyren se si po e trajtonte bashkeshorti a bashkejetuesi i saj … kur aso kohe jetonim te dy ne NY …une e familja ime por edhe Parua e familja e saj…

Nuk me degjoi, nuk pranoi dhe e refuzoi kerkesen time …aq me shume qe kishte ardhur nja 3-4 here aty ku punoja une…kish kenduar edhe per respektin tim…dhe ishte pelqyer, duartrokitur por edhe sajdisur …ashtu sic e meritonte.

E njihja mire dhe nga afer prej vitesh…ishte njeri i mire e mbi te gjitha vertet nje talent i rralle e i madh i te dyja gjinive te muzikes shqiptare, asaj te lehte por edhe popullore.

Me pas …jeta e mori per ters dhimbshem…dhe kjo nisi menjehere pas divorcit…kaloi ne depresion… pas edhe zhgenjimit qe pesoi ne LA …pati probleme te ndryshme shendetesore…ju largua skenes …madje [ lus zotin te mos jete e vertete ] kam degjuar se per qetesues ka perdorur edhe lende narkotike …etj etj…nderkohe qe rikthimin ne Shqiperi as qe e conte nder mend…me ka treguar Mjeshtri Agim Krajka …kujtime e rrefime keto qe i perkasin viteve kur ai e familja e tij per disa vite resht gjithashtu jetuan ketu ne Amerike.

Kaq di une per kengetaren e mrekullueshme shqiptare Parashqevi Simaku…te cilat ju a rrefeva juve motra e vellezer shqiptare …me shpresen e besimin e madh se ne cfaredo lloj situate qe ajo po kalon fatkeqesia kurre te mos e vere poshte e as ta gjunjezoje …perpos te gjeje forca e besim tek vetja per te qene ajo qe e kane njohur te gjithe shqiptaret nder vite …fisnike dhe dinjitoze.