Plane për fundjavë, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim..

Fundjava pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe reshje. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve më të përqëndruara reshjet do të jenë të shtunën.

Hakil Osmani: Fundjava sjell ndryshim të kushteve të motit përsa i përket territorit shqiptar duke bërë që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë të kemi vranësira të dendura në të gjithë territorin, ku në orët e para të mëngjesit pritet që reshjet e shiut të jenë prezente si fillim në zonat veriore dhe më pas, gradualisht reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar. Duke bërë që gjatë orëve të mesditës, i gjithë vendi ynë të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut, herë pas here dhe në formën e rrebesheve. Edhe në zonat malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës.

Temperaturat do të jenë tipike dimri edhe gjatë kësaj fundjave, me vlera minimale nën zero, duke bërë që në zonat malore të ketë reshje dëbore.

Hakil Osmani: Pritet që ditën e shtunë, vlerat minimale të shënohen minus 2 gradë Celsius në qytetet e zonave malore maksimumet do të jenë jo më shumë se 15 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët. Ditën e dielë kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit, duke bërë që në qytetet e zonave malore të kemi vlera minimale në 0 apo minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimumet do të mbeten rreth vlerës 15 apo 14 gradë Celsius.

Java e ardhshme sipas meteorologëve, do të jetë e ftohtë, por me diell dhe nuk parshikohen reshje shiu.

- Advertisement -

Lajmi i keq për shqiptarët/ Kafeja kthehet në luks, ja sa pritet të rritet çmimi në Shqipëri

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më...

Çfarë ndodhi në tregun valutor? Ja si këmbehet euro dhe dollari ditën e sotme..

Ditën e sotme e shtunë, 29 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe...

Shokuese/ Pastruesja gjen foshnjën e pajetë në koshin e plehrave të aeroportit

Një foshnjë e porsalindur u gjet e vdekur në tualetin e aeroportin e dytë më të ngarkuar të Indisë. Incidenti tronditës ndodhi mbrëmjen e 25...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.