Vajza 9-vjeçare ndërron jetë pasi hëngri makarona në restorant, mediat raportojnë shkakun e mundshëm..

330
0

Një vajzë nëntë vjeçare vdiq pasi hëngri një pjatë me njoki (makarona) në një restorant në Romë. Mediat italiane raportojnë se shkaku i mundshëm i vdekjes ishte një reaksion alergjik, ndoshta nga gruri. Vajza e vogël u ndje e sëmurë menjëherë pas vaktit, që konsumoi me familjen e saj në restorant.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, ku menjëherë pasi hëngri njokit, vogëlushja ka pësuar spazma, të vjella dhe vështirësi në frymëmarrje. Simptomat u përkeqësuan aq sa i shtynë prindërit e saj të telefonojnë urgjencën e Poliklinikës Casilino. Pas një përkeqësimi të mëtejshëm të kushteve shëndetësore u vendos transferimi i saj te Gemelli ku edhe vdiq. Ndërsa prindërit i dhanë dritën jeshile dhurimit të organeve.