Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane.
Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se ka dhunuar partneren e tij. Mësohet se shqiptari ka kërcënuar, fyer dhe goditur disa herë partneren e tij në sy të vajzës së saj të mitur.
Ngjarja është regjistruar pasi gruaja kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 40-vjeçarin.
Pas dhunës ajo ka telefonuar menjëherë policinë. Një tjetër i ri, në gjendje të dehur ka sulmuar partneren e tij gjatë një debati.
Në këtë rast, Policia është lajmëruar nga motra e të dhunuarës.
Gruaja u transportua në spitalin Galliera për mjekim, ndërsa 41- vjeçari u largua nga shtëpia me ndalim të njëkohshëm për t’iu afruar vendeve të frekuentuara nga partnerja, në pritje të vlerësimeve të mëtejshme nga autoriteti gjyqësor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.