Balerini i njohur Eno Birko dyshohet se është hedhur nga pallati ku banonte, në rrethana ende të paqarta.
Policia tha se sot, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç.
Si pasojë, Birko është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të rasteve.
E pyetur policia konfirmoi se 50 vjeçari është përmendur orët e fundit ndërsa gjendet në reanimacion.