Shqiptarët “e djegin” në qendër të Athinës, e mbushin me flamuj kuqezi

83
0

Jo vetëm në Shqipëri e trojet shqiptare, por në shumë shtete të botës, është festuar 112-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

Në orët e mbrëmjes me dhjetëra shqiptarë u mblodhën edhe në sheshin Sintagma në Greqi. Të rinjtë shqiptare, të gjithë me flamuj kuqezi, vijuan gjatë festën në kryeqytetin grek. Shumë të pranishëm grekë janë befasuar nga entuziazmi i shqiptarëve, por në asnjë moment nuk ka pasur tensione.

Megjithatë, disa media në Greqi, e kanë raportuar këtë si provokim nga ana e shqiptarëve. “Ata shkuan në sheshin kryesor të Athinës me flamujt e Shqipërisë, madje shkuan aq larg sa kënduan edhe në mbështetje të UÇK-së”, shkruan një prej mediave greke.

Grekët duket se janë tensionuar më shumë sepse aty pranë po ndizeshin edhe dritat e pemës së Krishtlindjes dhe shqiptarët duket se i kanë “vjedhur” festën.