“Babai i personit të 5-të në ngjarje është..” Gazetarja jep detaje nga vrasja e 14-vjeçarit: Gjurmët e gjakut përcaktojnë…

190
0

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës ‘Fan Noli’ si dhe ka folur rreth dyshimeve se një person i dytë ka goditur me thikë, përveç të miturit të arrestuar.

Sipas Lalës, në ngjarje kanë qenë 5 persona. Martin Cani ka qenë me mikun e tij Luis dhe djalin e tezes. Ndërkohë i arrestuari ka qenë bashkë me mikun e tij, i cili nuk është arrestuar sepse nuk nga hetimet rezulton se nuk ka patur rol aktiv në ngjarje. Ky i fundit, sipas gazetares, është djali i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe ky fakt ka bërë që të ngrihen dyshime rreth ngjarjes.

Ndër të tjera, gazetarja Lala thotë në studion e emisionit ‘Open’ në News24, se deri më tani është vetëm një autor, ndërsa shton se hetimet, akt ekspertimi dhe gjurmët e gjakut do të përcaktojnë nëse ka qenë një apo dy persona që kanë përdorur thikë.

“Në ngjarje kanë qenë 5 persona. Martin Cani ka qenë me mikun e tij Luis dhe djalin e tezes. Ndërkohë i arrestuari ka qenë bashkë me mikun e tij, i cili nuk është arrestuar sepse nuk nga hetimet rezulton se nuk ka patur rol aktiv në ngjarje. Rezulton se janë përplasur dy grupet e fëmijëve dhe dy nga personat që nuk kanë marrë fare pjesë, janë kushëriri i Martinit dhe djali i pestë, shoku i autorit të dyshuar, i cili rezulton të jetë djali i një hetuesi në BKH. Roli i babait të tij ka ngritur këtë furtunën e madhe.

Deri më tani, grupi i hetimit ka dalë në përfundimin se nuk ka një autor të dytë në ngjarje dhe është duke u hetuar.

Përmes aktit të ekspertimit do të arrihet sesa thika ka patur, por deri më tani nuk rezultojnë dy autorë. Historinë e ndan akt ekspertimi ligjor. Kam parë një pjesë të videos, një moment që e shquan në distancë ngjarjen. Pjesa e videos është një moment i ngjarjes dhe lëvizjet e autorit me thikën në dorë, që u gjet më pas në një çantë.

Gjurmët e gjakut do të individualizojë se kujt i përkasin, ka apo jo një person tjetër që mund të ketë goditur me thikë, është akt ekspertimi, dëshmitë e nxënësve. 

Ngjarja ka nevojë të hetohet por bëj thirrje të ketë kujdes gjithkush për mënyrën sesi e trajtojmë sepse është një dhimbje më e madhe për familjen. Detyra e prokurorisë që ta sqarojë ngjarjen. Nëse ka patur policia tentativë për të fshehur ngjarje, sigurisht është detyrë e Prokurorisë dhe AMP-së”, tha Lala.