Në një deklaratë emocionuese, babai i Martin Canit, djaloshit 14-vjeçar që mbeti i vrarë në Tiranë pas një sherri të dhunshëm mes adoleshentëve, ka ndarë detaje tronditëse mbi ngjarjen. Ai ka përmendur se djali i tij, që gjithashtu u plagos në këtë konflikt, ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe ka njohur autorët, duke përfshirë një prej tyre, i cili e goditi me thikë në sy.
Babai i Martinit ka treguar se nuk kishte asnjë lidhje mes ngjarjes dhe çështjeve si vajzat, TikTok apo Snapchat, siç ishin përhapur disa thashetheme. Sipas tij, sherri ka ndodhur për shkak të një ofendimi të bërë nga një nga autorët ndaj vëllait të Martinit, që më pas ka bërë që djali i tij të reagonte.
“Ka dëshmuar Luisi dhe e njeh djalin, ai është goditur edhe tek syri. Emri i djalit të dytë më bën përshtypje sepse nuk është qarkulluar në media. Djali i dytë ka pasur thikën më të vogël se ajo që ka dalë në internet dhe ka goditur djalin nga mbrapa.
Martinin ka tetë vite që e marr me djalin tim me makinë. I njoh se i kam edhe komshinj. Sherri ka ardhur për shkak të vllait të Martinit, personi që e ka goditur me thikë e ka ofenduar e më pas Martini është ndjerë shumë keq dhe ka reaguar. Nuk ka të bëjë as me çështje vajzash, as TikTok as Snapchat.
Kur kanë ardhur djemtë i kanë pyetur ku ka lule, të njëjtën që ne e përdorim për personat që i çojnë në varreza. Unë po kthehesha nga puna kur e mora vesh. Më tha Martini vdiq. Ishte shokuese, isha shumë i lidhur me fëmijët. Miku im që pret ngushëllime, më tha skam më lot”, tha babai i të plagosurit.