Skip to content

Dy tërmete brenda pak minutash në Shqipëri

    Dy lëkundje sizmike janë regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë, pa shkaktuar dëme apo të lënduar.

    Lëkundja e parë u shënua rreth orës 18:17, teksa e dyta 11 minuta më vonë.

    Tërmetet ishin me magnitudë 3.6 dhe 3.1 Rihter sipas EMSC, teksa epiqendra e tyre ishin në Shkodër dhe Elbasan.