Presidenti i Akademisë Italiane të Avokatëve të Martesave, ka treguar se ka arsye nga me të ndryshmet per ndarje, dhe se njerëzit më së shumti vendosin të ndahen midis moshës 50 dhe 60. Sidoqoftë, ka gjithmonë përjashtime, shkruajnë mediat e huaja.
Eshte rasti i një nëntëdhjetë e nëntë vjeçari Antonio dhe gruan e tij tre vjet më të re Rosa të cilët ishin martuar në të 30-tat e tyre.
Dashuria e tyre zgjati derisa ai zbuloi letrat e Rosa-s në të cilat mësoi se ajo e kishte tradhtuar.
Edhe pse mashtrimi ndodhi 60 vjet më parë, Antonio nuk mund ta falte atë.
Pas më shumë se 70 vjet martese, pesë fëmijë, një duzinë nipër e mbesa dhe një stërnip, Antonio ka vendosur të paraqesë kërkesë për divorc.
“Gjithmonë ka disa raste që nuk i kemi parë më parë, njerëzit më të vjetër se 80 vjeç po kërkojnë një divorc në mënyrë që të fillojnë një jetë të re”, tha Gian Ettore Gassani.
Antonio dhe Rosa u bënë kështu çifti më i vjetër i martuar që ka bërë kërkesë për divorc.