9 truke marketingu që na thajnë xhepat sa herë që shkojmë për pazar

575
0

Sot do të mësoni si skemat e marketingut të kompanive a bizneseve të ndryshme na bëjnë ne, konsumatorëve a klientëve, të blejmë më shumë nga ç’kemi nevojë. Le të fillojmë:

1. Njerëz të famëshëm nëpër reklama

Kur shohim dikë të famshëm që përdor një shampo specifike, motivohemi të blejmë të njëjtën shampo sepse na duket sikur ne jemi si ata ose sikur ata janë si ne.

2. Muzikë relaksuese

Vërtetuar shkencërisht që njerëzit shpezojnë 10% më shumë kur në sfondin e një supermarketi apo restoranti luhet muzikë relaksuese.

3. Përfitime të rreme

Është i njëjti çmim me atë normalin, thjesht sipër shkruhet 20% ulje. Sado e qartë të jetë që s’ka ulje në këtë mes, ne gjithmonë e marrim për të mirëqenë.

4. Ushqim i shëndetshëm

Organik, pa gluten, vegan, etj. S’ka asgjë të keqe të blesh nga këto produkte, vetëm se janë pak më të shtrenjta dhe kur vjen puna tek fruta-perimet, të gjitha janë organike.

5. Ç’të sheh syri

Produktet më të shtrenjta të të njëjtit grup zakonisht vendosen aty ku na arrin vështrimi më lehtësisht.

6. Emra në gjuhë të huaj

Diçka duket dhjetëfish më e mirë kur emri është në gjermanisht a italisht, apo jo? Si rrjedhim është dhe më e shtrenjtë. Në fakt, në cilësi s’ka ndonjë dallim nga produktet vendase.

7. Çmime që mbarojë me 9

299 lekë ngjan më e lirë se 300 lekë, por a ka ndikim pozitiv  në portofolin tënd ai 1 lekësh?

8. Organizimi i marketit a dyqanit

Për të arritur tek gjërat që të nevojiten si vezë, qumësht a bukë, duhet të kalosh mes për mes gjithë dyqanit. Kjo gjithashtu është një taktikë që ti të kalosh më shumë kohë në dyqan dhe të blesh më shumë.

9. Ushqimi në etiketë

Do të blinit një produkt me etiketë të shëmtuar? Jo, sigurisht. Prandaj, ushqimet e paketuara kanë në paketim foto ndjellëse dhe profesioniste./Burimi:Anabel/