89-vjeçarja humb në Alpe për 5 ditë, mbijeton duke u miqësuar me dhelprën. Piu ujë në pellgje, flinte nën pemë dhe përdori bimët për..

517
0

Një gjyshe i mbijetoi katër netëve të humbura në Alpe duke u miqësuar me një dhelpër dhe duke pirë ujë shiu.

Giuseppina Bardelli, 89 vjeçe, po kërkonte ushqim për kërpudha më 21 gusht, kur iu morën mënde dhe ra 20 metra në një gropë në Monterecchio të Italisë.

Djali i saj, Sergio, ngriti alarmin se mamaja e tij mungonte dhe thirri helikopterët dhe dronët për të ndihmuar me kërkimin.

U deshën katër netë për të gjetur gjyshen që mbeti në gropë dhe jetoi nga uji i pellgut. Djali tjetër i saj Roberto tha për gazetën Corriere della Sera: Ajo piu ujë shiu në pellgje, flinte nën pemë, duke përdorur bimësinë për mbulim.

Ajo u bë shoqe e mirë edhe me një dhelpër të egër, e cila iu afrua për kuriozitet.

Roberto tha: Një dhelpër iu afrua disa herë dhe u miqësuan. Çdo mbrëmje ajo recitonte rruzaren. Ajo e dinte se çdo ditë mund të ishte e fundit.

Shpëtimtarët thanë se e moshuara ishte veçanërisht e vështirë për t’u gjetur pasi bimësia nga e cila ishte e rrethuar ishte shumë e gjatë.

Familja e Giuseppina tha se përvoja e saj e kaluar si anëtare e Klubit Alpin Italian i ndihmoi aftësitë e saj të mbijetesës.

Silvio Rizzelli, një zjarrfikës që koordinoi kërkimin, tha: Ajo ishte e fshehur në një gropë të thellë, plot me bimësi të lartë. Ajo nuk mund të na shihte dhe ne nuk mund ta shihnim atë. Përparimi erdhi të dielën në mëngjes, pasi ekipet e shpëtimit po mendonin të hiqnin dorë nga kërkimi. Pasi e gjetën, njerëzit e mi raportuan se zonja Bardelli ishte e lodhur, por krejtësisht e kthjellët. Ishte një lajm i mrekullueshëm dhe befasues që një person në moshën e saj mund t’i rezistonte.

Ekipet e shpëtimit u përpoqën t’i vendosnin një mbajtëse në qafë gjyshes, nga frika se ajo ishte plagosur rëndë.

Por në vend të kësaj Giuseppina tha: Tani po përpiqesh të më vrasësh.

Pasi mësoi se ajo ishte gjetur, familja ‘shpërtheu në lot’, me Roberto që e përshkroi gëzimin si ‘të pamasë’.

Ai tha: Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Kur pashë Karabinierët të vinin drejt meje, e kuptova se diçka kishte ndodhur. Kur thanë që ajo ishte gjallë, gëzimi ishte i pamasë. Një falënderim i madh shkon për shumë njerëz që na ndihmuan. Ajo është në rregull tani.

Ajo tani është duke u rikuperuar në spital, por nuk duket se është e frikësuar./TCH