8 muaj pa punë/ Dëshpërimi i këngëtares shqiptare: Është turp, të dalë nesër dhe të shes bukë

Janë shume artistë, të cilëve u është ndërprerë puna prej tetë muajsh tashme dhe ende nuk dine kur do te rikthehen. Por më shumë këtë po e vuajnë ata artistë, të cilët siguronin më pak të ardhura.

Fatkeqësisht në vendin tonë janë të shumtë artistët, që po vuajnë papunësinë dhe fenomenin e të braktisurit, apo lënies jashtë vëmendjes, gjatë pandemisë.

Ata thonë se jo të gjithë këndojnë nëpër koncerte dhe dasma dhe kanë rezervuar shumë të mëdha parash, për të përballuar pauzën, sikurse tregu muzikor nuk funksionon dhe nuk ka as lidhje me artin, të cilin shteti duhet ta kishte rregulluar me kohë.

Një ndër këngëtaret e fundit që ngriti shqetësiminishte Xheisara.

Ajo tha se pauza prej tetë muajsh tashmë e ka dëmtuar rëndë ekonomikisht atë dhe shumë artistë të tjerë.

Xheisara u shpreh se nuk ka mundësi të paguajë taksat, ndërsa shtoi se e ka po aq të vështirë të ndryshojë profesion.

“Është turp, dje në televizor dhe nesër të shesë bukë 100 lekë, 200 lekë”, – tha këngëtarja.

Më tej ajo shtoi:

“Unë paguaj taksa, mua shteti më merr një herë në muaj në telefon dhe thotë paguaj taksat. Ndërkohë që unë s’kam lekë”.

Xheisara foli sot në studion e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u diskutua mbi muzikën dhe çështjen e koronavirusit, teksa këngëtarja u tregua shumë e zemëruar me autoritetet.

“Po mua çfarë po më hyn në punë bashkia”.

“Unë sot kam nevojë për shtetin. Këngëtarët të presin se kanë bërë lekë mjaftueshëm. Ne nuk jemi në punë, a nuk e meritonim edhe ne që të na jepnin pagë nga shteti”, – tha këngëtarja.

- Advertisement -

Koincidenca fatale e familjes në Pogradec/ 25 vite më parë i ati u përplas për vdekje tek i njëjti vend ku vdiq dhe djali...

Një koincidencë fatale e ka ndjekur familjen ‘Mimimi’ në Pogradec. Ilir Mimimi, 55 vjeç, humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e...

Ngriti në këmbë Francën, 15-vjeçarja shqiptare tregon arsyen pse u zhduk që nga 14 marsi..

Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg të Francës, ishte zhdukur që prej 14 marsit, por fatmirësisht u gjet dje. Sipas familjarëve,...

Kur do të largohet i ftohti? Sinoptikania zbulon cfarë pritet në vijim: Nga e premtja deri në fund..

Sipas sinoptikanes se njohur Tanja Porja, sonte ne mbremje gjate natës si dhe ditët në vijim, kthjellohet Moti ne territorin shqiptar. Termomemtri ka zbitur...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.