Një qytetare nga Tirana, Fatimja, duket se e ka shijuar më së shumti kujdesin e fëmijëve ndaj saj. Në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ajo tregon se ka 3 vajza e një djalë dhe jeton në shtëpinë e këtij të fundit. Fatimja shprehet shumë e lumtur për këtë sepse nusja dhe djali i saj kujdesen shumë për të dhe madje ka nisur të shijojë jetën në pleqëri.
Fatime: Jam shumë e lumtur për hyzmetin që më bëjnë fëmijët dhe nusja në shtëpi. Kam një çun të mrekullueshëm që në jetën time, në rini unë nuk kam bërë atë qejf, unë e kam bërë tani në moshën 72 vjeç se burri më ka vdekur.
Aldo: S’e kuptova, dhe njëherë, çfarë ke bërë?
Megi Latifi: Jetën e saj.
Aldo: Ah jetën, po.
Fatime: Jetën time e kam bërë tani në pleqëri.
Aldo: Po çfarë ke bërë tani në pleqëri?
Fatime: Ku s’kam dalë e ku s’kam bredhur.
Aldo: Vërtet?
Fatime: Po.
Aldo: Nga ke qenë mi?
Fatime: Ku s’kam vajtur. Të gjithë vendet e Shqipërisë.
Aldo: Je kënaqur.
Fatime: E kam atë çunin ma faltë Zoti, i ka dhënë Zoti një çun e një gocë.