7 aftësi që u duhen fëmijëve për të mbijetojnë në tregun e punës

967
0

Edukimi është sigurisht guri themelor për të ardhmen, por megjithë arsimimin e mirë, duke se shkollat po dështojnë që t’u mësojnë fëmijëve disa aftësi shumë të rëndësishme në jetë.

Konstatimi vjen nga Dr. Tony Wagner, një ekspert i edukimit pranë Harvard, i cili shton se fëmijët e sotëm po përballen me një “hendek global arritjesh”, një hendek mes asaj çfarë shkollat më të mira mësojnë dhe aftësive që fëmijët kanë nevojë të mësojnë.

Në librin e tij mbi këtë temë, Wagner, identifikon shtatë kompetenca themelore që çdo fëmijë duhet të ketë për të mbijetuar në tregun e ardhshëm të punës.

  • Të menduarit kritik dhe zgjidhja e problemeve

Kompanitë duhet të jenë të afta të përmirësojnë vazhdimisht produktet, proceset dhe shërbimet në mënyrë që të jenë konkurruese. Për ta bërë këtë gjë atyre u duhen punonjës që kanë aftësi mendimi kritik dhe të mund të bëjnë pyetjet e duhura për të zgjidhur një problem.

  • Bashkëpunimi mes rrjeteve dhe të drejtuarit me influencë

Për shkak të natyrës të ndërlidhur të botës së biznesit, aftësitë drejtuese dhe aftësia për të influencuar dhe për të punuar si ekip po bëhen gjithmonë më të rëndësishme. Po çelësi për t’u bërë një lider efektiv? Përfshin si zgjidhjen e problemeve në mënyrë krijuese, ashtu edhe një kornizë të qartë etike.

  • Shkathtësia dhe përshtatshmëria

Aftësia për t’u përshtatur dhe për të mësuar aftësi të reja është jetësore për suksesin. Punonjësit duhet ë jenë të aftë të përdorin një gamë të gjerë mjetesh për të zgjidhur një problem. Kjo njihet edhe si “mësueshmëri”, një aftësi shumë e kërkuar nga punëdhënësit.

  • Iniciativa dhe ndërmarrja

Nuk ka asgjë të keqe të përpiqesh, por shpesh njerëzit dhe bizneset vuajnë nga një tendencë për të shmangur rreziqet. Është më mirë të provosh 10 gjëra dhe të kesh sukses në 8 prej tyre, se sa të provosh 5 dhe të kesh sukses tek të pesta.

  • Komunikim efikas oral dhe i shkruar

Liderët e biznesit ankohen gjithmonë për mënyrën e çrregullt të të menduarit të rekrutëve të rinj dhe paaftësinë e tyre për të artikuluar mendimet. Kjo nuk ka të bëjë me aftësinë e dikujt për të përdorur gramatikën dhe shenjat e pikësimit siç duhet, por ka të bëjë me komunikimin e qartë verbal, si në të shkruar, ashtu edhe gjatë prezantimit. “Nëse ke plot ide të mira por nuk mund t’i komunikosh ato, atëherë je i humbur”, thotë Wagner.

  • Aksesi dhe analizimi i informacionit

Shumë punonjës duhet të përballen me një ngarkesë të madhe informacioni çdo ditëm ndaj aftësia për të lundruar me tij dhe të nxjerrësh atë që ka rëndësi është një sfidë. Kjo sidomos në varësi se sa shpejt informacioni mund të ndryshojë.

  • Kurioziteti dhe imagjinata

Këto dy elementë janë çfarë nxisin inovacionin dhe janë çelësat në zgjidhjen e problemeve. Kemi lindur të gjithë kuriozë, krijuar dhe me imagjinatë. “Një katërvjeçar bën qindra pyetje në ditë. Por kur ky fëmijë arrin moshën 10-vjeçare, ai shqetësohet më tepër për të dhënë përgjigjet e duhura, se sa për të bërë pyetje të mira. Ajo çfarë ne si prindër dhe mësues duhet të bëjmë për të mbajtur gjallë kuriozitetin dhe imagjinatën është ta nxisim atë tek çdo fëmijë”, shkruan Wagner.

SCAN