64-vjeçarja ankohej për zhurma brenda në vesh, mjekët shokohen nga ajo që i gjejnë..

12385
0

Një grua nga Tajvani, e cila dëgjonte zhurma për disa ditë, ka zbuluar se në kanalin e veshit kishte një merimangë të vogël. 64-vjeçarja ishte ankuar sikur diçka po i lëvizte brenda veshit të saj, si dhe për zhurmë tingujsh që e penguan atë të flinte për disa net.

Dr. Tengchin Wang, drejtor i departamentit të otolaringologjisë në Spitalin Komunal Tainan, ka thënë se pasi kanë parë në veshin e gruas, zbuluan një merimangë të vogël dhe ekzoskeletin e saj brenda veshit.

Ata përdorën një tub thithës për të hequr merimangën. Wang u shpreh se gruaja nuk ndjeu asnjë dhimbje nga prania e merimangës, sepse ajo ishte vetëm 2 deri në 3 milimetra në madhësi.

Ndërkaq, siç e dimë stresi, ankthi, dhimbja e kokës ose përgjumja janë disa nga simptomat më të shpeshta tek njerëzit që shkaktohen nga një ditë e ngarkuar me angazhime.

Por zgjidhja e të gjitha këtyre është shumë e thjeshtë, vetëm me një masazh veshi. Tërheqja dhe fërkimi i butë i zonave të ndryshme të veshëve, veçanërisht lobet, stimulon shumë mbaresa nervore dhe ato mund të ndihmojnë trurin të çlirojë endorfina.

Këto hormone dihet se na bëjnë të ndihemi mirë dhe ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Gjithashtu, ato mund të përmirësojnë edhe qarkullimin e gjakut.